02 Dhjetor 2021
Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna gjatë vizitës në Kroaci është pritur nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shkencës dhe Arsimit, Ivica Šušak, dhe Udhëheqësi i Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në këtë ministri, Staša Skenžić.
Në takim u diskutua për rëndësinë e marrëdhënieve ekzistuese miqësore ndërmjet dy shteteve dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e arsimit dhe shkencës.
Zëvendësministrja Maloku Bërdyna në këtë takim u shoqërua nga Shpresa Mehmeti nga Divizioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar në MAShTI, Mihone Kerolli, përfaqësuese e projektit ResearchCult të financuar nga Erasmus+ dhe prof. Lidija Ćurković nga Universiteti i Zagrebit.
Last modified: 6 Qershor, 2022