MASHT

ZËVENDËSMINISTRI PUPOVCI TAKOI GRUPIN PUNUES TË KOMUNITETEVE

16 Prill, 2021

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci ka takuar Grupin punues të komuniteteve, ku janë diskutuar sfidat dhe problemet e qasjes së komuniteteve në arsim.

Zëvendësministri Pupovci me këtë rast ka theksuar se, arsimi i komuniteteve është ndër pikat me rëndësi në programin qeverisës, ndërsa premtoi adresimin e plotë të sfidave gjatë kësaj periudhe të qeverisjes.

Ndër të tjera, pjesëmarrësit e ngritën si shqetësim mungesën e përkthimit të teksteve shkollore, mungesën e pjesëmarrjes së mësmdhënësve të komuniteteve në trajnime të ndryshme, për shkak të mos njohjes së gjuhës shqipe dhe rritjen e kuotave për pranim të studentëve nëpër fakultete.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.