MASHT

ZËVENDËSMINISTRI PUPOVCI PRITI REKTORIN E ARISTOTLE UNIVERSITY NGA SELANIKU

4 Korrik, 2022

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, priti në takim Rektorin e Aristotle University nga Selaniku, z.Nikos Papaioannou të shoqëruar nga Shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë, ambasadorja znj.Heleni Vakali dhe profesori i të njëjtit universitet, z.Nikos Panagiotou, me të cilët ka biseduar për mundësi konkrete të bashkëpunimit në mes të universiteteve publike të Kosovës dhe Aristotle University.

Zëvendësministri Pupovci me këtë rast ka theksuar gatishmërinë e MASHTI për bashkëpunim në arsim dhe shkencë, ndërsa i falënderoi mysafirët për mbështetjen e deritanishme, sidomos për përkrahjen që Greqia u ka dhënë të rinjëve tanë që studiojnë në universitetet e Greqisë.

Last modified: 4 Korrik, 2022

Comments are closed.