MASHT

QEVERIA KA MIRATUAR PROJEKTLIGJIN PËR EDUKIMIN NË FËMIJËRINË E HERSHME

4 Korrik, 2022

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, i cili ka një qasje holistike që nxit, ushqen e promovon zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve, si dhe rregullon ofrimin e edukimit në të gjitha format e organizimit për më të vegjlit tanë, prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare.

Me ligjin e ri, Edukimi Parafillor bëhet i obliguar nga viti shkollor 2023-2024 dhe pos tjerash përfshin:koordinim ndërsektorial, edukim në familje, ushqyeshmëri, krijim të menyve ushqimore, sigurim e rregullim të materialit didaktik, monitorim të punës edukative dhe aftësim të dadove.

Projektligji për Fëmijërinë e Hershme ka kaluar të gjitha fazat e diskutimeve paraprake, ku të gjithë akterët relevantë kanë kontribuuar me komente e sugjerime rreth Projektligjit, përfshirë edhe Komitetin Këshillues për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme që MAShTI e ka krijuar si trup këshillues me përbërje të gjerë për të ndihmuar në zhvillimin dhe implementimin e politikave të duhura për këtë fushë të rëndësishme.

Last modified: 4 Korrik, 2022

Comments are closed.