MASHT

ZËVENDËSMINISTRI KELMENDI MORI PJESË NË KONFERENCËN E PARË TË PËRDORUESVE TË RRJETIT KOSOVAR PËR HULUMTIM DHE EDUKIM

16 Maj, 2023

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, mori pjesë në konferencën e parë të përdoruesve të Rrjetit Kosovar për Hulumtim dhe Edukim – KREN, e cila mblodhi përfaqësues të institucioneve, organizatave vendore e ndërkombëtare, mësimdhënës e studentë.

Me këtë rast, zv.ministri Kelmendi theksoi se Ministria e Arsimit i është përgjigjur domosdoshmërisë për digjitalizim, duke e përfshirë atë në Strategjinë së Arsimit 2022-2026.

“Ne zotohemi ta trajtojmë me prioritet përdorimin e tekonologjive digjitale për përmirësimin e shërbimeve dhe cilësisë së edukimit”, tha ai, ndërsa theksoi se teknologjia dhe inovacioni janë parakushte për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për avancimin e shoqërisë e demokracisë.

Zv.ministri Kelmendi foli edhe për mundësinë që KREN u jep studentëve, profesorëve e hulumtuesve që duke i shfrytëzuar kanalet e sigurta të kenë qasje në infrastrukturë e shërbime për punën e tyre.

Për ngritjen e këtij Rrjeti, i cili filloi të krijohet në vitin 2019 dhe të gjitha aktivitetet, investimet dhe infrastrukturën ia dedikon nevojave të arsmit të lartë, zv.ministri shprehu mirënjohje për sinkronizimin dhe kontributin e Ministrisë së Ekonomisë, Bankës Botërore dhe Projektit për Ekonominë Digjitale të Kosovës (KODE).

Për rëndësinë e KREN folën edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, si dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci.

Last modified: 17 Maj, 2023

Comments are closed.