MASHT

Zëvendësministri i MAShTI, Taulant Kelmendi ka takuar kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetaren Vjollca Shala dhe sekretarin Ymer Ymeri.

1 Maj, 2024

Ky takim u realizua pas lansimit të Udhëzuesit për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve dhe prezentimit të Licencës së avancuar me përfaqësuesit e Drejtorive Komunale dhe komunitetin e arsimit parauniversitar.

Krahas diskutimeve për sistemin e arsimit parauniversitar dhe mundësitë e angazhimit të përbashkët për rritjen e cilësisë në mësimdhënie, zëvendësministri Kelmendi ka informuar përfaqësuesit e SBAShK-ut për mundësinë e mësimdhënësve që në mënyrë vullnetare t’i nënshtrohen provimit për licensën e avancuar. Për të gjithë mësimdhënësit që e kalojnë këtë provim me sukses do të ketë ngritje të koeficientit të pagës për 1.2.

Për detajet e provimit, MAShTI do të mbajë sesione informuese edhe do të ndajë informata të detajuara me Drejtoritë Komunale.

SBAShK-u ka rol të rëndësishëm në përgatitjen e hapave dhe realizimin e objektivave në drejtim të arsimit cilësor.

Last modified: 1 Maj, 2024

Comments are closed.