MASHT

Zëvendësministri i Arsimit, Mustafa zhvilloi një vizitë në Kroaci

23 Mars, 2012

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa i shoqëruar nga zyrtarja e larte për Integrime Evropiane, Nita Dermaku – Asllani kanë qëndruar në një vizitë pune në Kroaci, ku fillimisht janë pritur nga ambasadori i Republikës së Kosovës atje, Valdet Sadiku dhe më pas kanë zhvilluar një takim të përbashkët me zëvendësminitren e Arsimit, Shkencës dhe Sportit, Marija Llugariq, me të cilën kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërshtetëror në sektorin e Arsimit.

Zëvendësministri, Mustafa dhe homologia e tij Llugariq, gjatë këtij takimi biseduan për shkëmbimin e përvojave të të dyja vendeve në avancimin e arsimit profesional dhe arsimin e të rriturve, si dhe mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi në këtë fushë.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.