MASHT

Ministri Buja viziton Universitetin e Oksford

24 Mars, 2012

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, po qëndron për vizitë zyrtare në Universitetin e Oksfordit. Në ditën e parë, ministri Buja i shoqëruar nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, prorektori Mrasori, si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, kanë vizituar disa qendra të Universitetit, ku janë takuar me udhëheqësit më të lartë të këtij universiteti prestigjioz.

Gjatë vizitës të disa qendrave të Universitetit, ku ministri Buja ka parë për së afërmi ambientet e Universitetit Oksford, është njoftuar edhe me punën dhe qasjen e menaxhmentit të Universitetit.

Me menaxhmentin e Universitetit, ministri Buja ka diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në arsimin e lartë, kryesisht për hapjen e dyerve për studentët dhe stafin akademik nga Kosova. Në veqanti është biseduar edhe për mundësinë e ardhjes së disa profesorëve të shquar në Kosovë për të shkëmbyer përvojat e shkëlqyera që ka ky institucion, si në rrafshin akademik dhe në atë hulumtues.

Ministri Buja dhe udhëheqësit e këtij institucioni kanë shqyrtuar mundësinë për krijimin e një fondi të përbashkët për dërgimin e studentëve nga Kosova për të studiuar në këtë Universitet. Gjithashtu, ministri Buja dhe rektori Rugova kanë takuar edhe një grup studentësh nga Kosova, që studiojnë në këtë universitet, ku janë njoftuar për kushtet dhe sukseset që po arrin rinia kosovare nëpër universitetet siç është i Oksford.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.