MASHT

URIMI I MINISTRES ARBËRIE NAGAVCI PËR DITËN NDËRKOMBËTARE TË ROMËVE

8 Prill, 2021

08 Prill 2021

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, uroj gjithë komunitetin rom që jeton në Kosovë. Me këtë rast, shpreh përkushtimin tim për mbështetjen e fëmijëve nga ky komunitet i rëndësishëm për vendin tonë, për t’iu mundësuar atyre qasje në arsim dhe ofrim të një arsimi cilësor.

Gjithëpërfshirja në arsim është domosdoshmëri, sepse mirëqenia dhe arsimimi i të gjithëve pa dallim është bazament për të ardhme të sigurt.

Si Ministri e Arsimit, do të vazhdojmë të përkrahim arsimimin e fëmijëve të komunitetit rom në shumë forma, qoftë përmes ofrimit të mësimit plotësues duke i përkrahur Qendrat që ofrojnë këtë lloj mësimi, bursave për nxënësit e shkollave të mesme, krijimit të hapësirës së nevojshme për qasje në arsim të lartë dhe programe të tjera me rëndësi për komunitetin.

Kosova, gjithashtu organizon mësim plotësues në gjuhën rome. Përveç në shkollat e Prizrenit, shumë shpejt ky mësim do të ofrohet edhe në shkollat e Gjakovës dhe në komuna të tjera ku jeton komuniteti rom.

Në këtë drejtim, MAShTI nuk është vetëm. I jemi mirënjohës të gjithë partnerëve strategjik që janë gjithmonë përkrah nesh për të fuqizuar këtë komunitet dhe komunitete të tjera që jetojnë në Kosovë.

Urime!

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.