MASHT

Universiteti i Prizrenit i ndan titullin “Doktor Honoris Causa” komandantit Bühler

30 Nëntor, 2010

Udhëheqës të lartë të institucioneve të arsimit në vend, personalitete nga jeta politike, kulturore e fetare, përfaqësues të komuniteteve që jetojnë në Kosovë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, profesorë e studentë, kanë marrë pjesë sot në hapjen solemne të Universitetit të Prizrenit, me të cilin rast edhe është ndarë çmimi i parë nga ky universitet.

Komandanti i KFOR-it, Erhard Bühler, është personaliteti i parë, i cili nga Universiteti i Prizrenit ka marrë titullin “Doctor Honoris Causa”. Në këtë solemnitet, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj përmendi disa qëllime, për të cilat është themeluar Universiteti i Prizrenit. Ai ka përmendi nevojën e investimeve jashtë kryeqytetit, duke thënë se Kosova ka nevojë për investime edhe në qendrat tjera të vendit. “Ne mendojmë që Kosova duhet të jetë një Kosovë policentrite dhe duhet ta ketë një zhvillim të balancuar ekonomik. Investimet nuk duhet të ndodhin vetëm në kryeqytetin tonë Prishtinën, por duhet të ndodhin edhe në Prizren edhe në Pejë edhe në Gjilan edhe në Mitrovicë”, tha ai.

Ministri Hoxhaj theksoi se arsimi i lartë është sektor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. “Vendet që kanë pasur rritje ekonomike, janë vendet që kanë pasur më shumë studentë dhe vendet që kanë pasur më shumë fuqi punëtore me kualifikim universitar”.

Ministri i Arsimit, edhe më këtë rast, theksoi nevojën e rritjes së pjesëmarrjes së të rinjve në arsimin e lartë, duke qenë edhe populli më i ri në Evropë. “Me themelimin e Universitetit të Prizrenit dhe me dyfishim e numrit të studentëve të Universitetit të Prishtinës kemi pranuar rreth 22 mijë maturantë”.

Për shumë kënd në Prishtinë, tha ministri Hoxhaj, nuk mund të jetë shumë vendimtare, por për të gjithë ata që jetojnë në Prizren, që jetojnë në Sharr, që jetojnë në Gjakovë, në Rahovec e Therandë dhe pjesë tjera të Kosovës, e dinë që ky Universitet i ka ulë shpenzimet për familje. Nëse një student ka shpenzuar 500 euro në muaj për studime në Prishtinë”, tha ai.

Ndërkaq, edhe kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, e ka quajtur shumë të rëndësishëm nisjen e punës së këtij universiteti dhe fillimin e ndarjeve të titujve dhe është shprehur i lumtur për rininë entuziaste që studion në Universitetin e Prizrenit.

Ndërkaq, rektori i Universitetit Publik të Prizrenit, Ronald Münch, ka thënë se me këtë rast, Universiteti i Prizrenit ka ndarë shkallën më të lartë akademike që mund t’i ndahet një personaliteti për kontributin që ka thënë për sigurinë në vend që nga koha e luftës, ku NATO bashkë me UÇK-në çliroi vendin nga pushtuesi.

“Me këtë Universiteti është duke nderuar gjeneral major Buler në emër të angazhimit në Kosovë si komandant i KFOR-it, që është në këtë detyrë prej shtatorit 2010. Ai ka treguar gatishmëri bashkë me ushtarët e KFOR-it gjerman dhe të tjerët për uljen e armiqësive më 12 qershor të vitit 2009 dhe kthimit të më se 1 milion refugjatëve që kishin lëshuar vendin. Ndërsa, ndihmoi Kosovën gjatë gjithë këtyre viteve”, ka theksuar rektori Münch.

Komandanti Bühler është shprehur falënderues pas pranimit të këtij çmimi. “Ky është një çmim i veçantë për mua. Ky është një çmim që do të shkoj për kontributin e gjithë ushtarëve të KFOR-t që kanë dhënë kontribut në Kosovë gjatë këtyre viteve. Kjo konfirmon përkushtimin e ushtarakëve për sigurinë në vend. Ndërsa, puna e këtij universiteti është tregues për zhvillimet paqësore që kanë ndodhë në Kosovë”, është shpreh Bühler më këtë rast.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.