MASHT

Universitetet publike sivjet pranojnë 15.255 studentë të rinjë

5 Korrik, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka aprovuar sot numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës.

Numri i studentëve që do të pranohen në shtatë universitetet publike të vendit për vitin akademik 2017/2018 është 15.255, ndërsa shtesë e këtij numri do të jetë edhe kuota prej 12 përqind për studentët e komuniteteve joshumicë dhe në disa universitete do të ketë edhe kuota për kandidatët e viseve tjera shqiptare (Shqipëri, Luginë e Preshevës, Maqedoni, Mal i Zi), si dhe për familjarë të ngushtë të dëshmorëve të Kosovës.

MAShT njofton të gjithë kandidatët e interesuar për studime në universitetet publike se prej nesër do të fillojnë të hapen konkurset për pranim në universitetet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj. 

Bashkëlidhur i gjeni vendimet për secilin universitet.

http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/07/vendim-ref-nr-132-01b-per-regjistrimin-e-numerit-te-stud-per-up-ukshin-hoti-prizren-3265_1.pdf

http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/07/vendim-ref-nr-133-01b-per-regjistrimin-e-numerit-te-stud-per-up-hasan-prishtina-3093_1.pdf

http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/07/vendim-ref-nr-134-01b-per-regjistrimin-e-numerit-te-stud-per-up-haxhi-zeka-peje-2911_1.pdf

http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/07/vendim-ref-nr-135-01b-per-numerin-e-st-per-up-isa-boletini-mitrovice-3022_1.pdf

http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/07/vendim-ref-nr-136-01b-per-regjistrimin-e-numerit-te-stud-per-up-kadri-zeka-gjilan-3040_1.pdf

http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/07/vendim-ref-nr-137-01b-per-regjistrimin-e-numerit-te-stud-per-up-fehmi-agani-gjakove-3254_1.pdf

http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/07/vendim-ref-nr-138-01b-per-regjistrimin-e-numerit-te-studenteve-per-ushaf-3278_1.pdf

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.