MASHT

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore 2017 (afati i qershorit)

3 Korrik, 2017

Pas përpunimit të rezultateve të Provimit të Maturës, Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), sot i publikoi këto rezultate për të gjithë maturantët që iu nënshtruan testit të maturës në afatin e qershorit.

Rezultati i  kalueshmërisë në këtë afat është 83.5 për qind, ndërsa 67.2 për qind e maturantëve kanë arritur të marrin mbi 50 për qind të pikëve në test.

Bazuar në këtë, KShM e vlerëson shumë të suksesshëm Provimin e Maturës Shtetërore këtë vit, kjo edhe për faktin e administrimit më cilësor e më profesional dhe ndërgjegjësimit të komunitetit arsimor.

Kujtojmë se në dy raundet e organizimit të testit, nuk ka pasur shkelje dhe parregullsi të theksuara në asnjë qendër testimi.

Komisioni Shtetëror i Maturës njofton se, Provimi i Maturës për afatin e gushtit (pjesa e parë) do të mbahet më 25 gusht, ndërsa (pjesa e dytë) më 2 shtator 20017.

KShM i uron të gjithë maturantët për suksesin e arritur dhe u dëshiron suksese në sfidat dhe rrugëtimin e mëtejmë, ndërsa ata që nuk kanë arritur suksesin e pritur i fton që të përgatiten deri në afatin e ardhshëm.

KShM, shpreh falënderimin e vet për të gjithë administratorët, komisionarët dhe akterët tjerë të angazhuar për mbarëvajtjen e Provimit Shtetëror të Martuarës.

Me respekt!

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.