MASHT

U VU GURËTHEMELI PËR NDËRTIMIN E ÇERDHES NË QYTETIN E GJAKOVËS

20 Tetor, 2022

inistria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka filluar ndërtimin e objektit të ri për çerdhe të fëmijëve në lagjen Rezinë të qytetit të Gjakovës.

Në ceremoninë e vënies së gurëthemelit kanë marrë pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm, për shkak se të gjitha studimet kanë treguar që suksesi në shkollat fillore është i lidhur drejtpërsëdrejti me suksesin që kanë treguar fëmijët në shkollimin parashkollor, pra çerdhe.

Objekti i çerdhes me siperfaqe 1400 metër katrorë, i destinuar për 150 fëmijë, është i projektuar në dy kate dhe përmbanë: 7 dhoma për qëndrim të fëmijëve, 3 dhoma të gjumit për femijë, hapësirën për shumë qëllime, kuzhinën, trapezarinë, dhomën e mjekut, dhomën e psikologut, administratën, si dhe hapësira teknike.

Vlera e kontratës është 758,892.49euro dhe plani i realizimit sipas kontratës është 24 muaj.

Në fund të muajit shtator janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve të reja në Prishtinë, Gjilan, Miresh të Gjilanit, Kamenicë dhe Gjakovë.

Ndërkaq, për vitin 2023, ndër të tjera, MAShTI do të investojë edhe në ndërtimin e 11 çerdheve, si dhe do të bëjë 16 renovime dhe adaptime të objekteve shkollore në çerdhe për fëmijë.

Last modified: 20 Tetor, 2022

Comments are closed.