MASHT

KONKURS PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË PROGRAMET BAÇELOR DHE MASTER PËR VITIN AKADEMIK 2022-2023.

20 Tetor, 2022

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur konkurs për ndarjen e bursave elitare për studentët e universiteteve publike në programet Baçelor dhe Master për vitin akademik 2022-2023.

Shuma totale që MASHTI ka ndarë për këto bursa është 1 milion euro. Konkursi do të jetë i hapur nga data 19.10.2022 deri më 02.11.2022, në ora 16:00.

Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në vegzën:

https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=318

Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në ueb faqen e MAShTI-t. Kandidatët që aplikojnë për përfitim të bursës kanë të drejtë ankese në afat prej 7 ditësh, pas shpalljes së rezultateve.

Ankesat dorëzohen në arkivin e MAShTI, kati përdhes, zyra nr. 4 dhe shqyrtohen nga Komisioni për ankesa dhe parashtresa i MAShTI-t.

Për detaje klikoni këtu: https://bit.ly/3DeKWso

Last modified: 20 Tetor, 2022

Comments are closed.