MASHT

U MBAJT TAKIMI INAUGURUES I FORUMIT PËR KOMUNITETET JO-SHUMICË

23 Janar, 2024

Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Muhedin Nushi mori pjesë në takimin inaugurues të Forumit për Komunitetet Jo-shumicë në Republikën e Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi.

Forumit për Komunitetet Jo-shumicë i paraprinë një Memorandum Mirëkuptimi i nënshkruar ndërmjet Zyrës së zëvendëskryeministres, Rexhepi dhe Organizatës Ndërkombëtare të Komuniteteve (ICO), me seli në Mbretërinë e Bashkuar.

Qëllimi i këtij Memorandumi dhe i Forumit është të avancojë integrimin e komuniteteve jo-shumicë në jetën politike, sociale, ekonomike, arsimore dhe kulturore të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës dhe ICO përmes këtij bashkëpunimi synojnë të zhvillojmë strategji efektive dhe zgjidhje për sfidat me të cilat përballen këto komunitete, duke e fuqizuar rolin e tyre në zhvillimin shoqëror të vendit tonë.

Last modified: 29 Shkurt, 2024

Comments are closed.