Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bashkë me zëvendësministrin, Taulant Kelmendi dhe anëtarë të tjerë të kabinetit kanë marrë pjesë në një diskutim për përmirësimin e performancës dhe ngritjen e llogaridhënies në arsim, i cili ka përfshirje të gjerë të anëtarëve të cilët vijnë nga MAShTI, DKA, shkollat, ekspertë, këshilltarë dhe bashkëpunëtorë nga fusha që ndërlidhen me vlerësimin, monitorimin dhe performancën në arsim.
Ministrja Nagavci në fjalën e saj thënë se, synimi është që përmes aktiviteteve të ndryshme, siç janë mbledhja e informatave nga terreni, të sjellin rekomandime të cilat do të shërbejnë në plotësimin dhe ndryshimin e legjislacionit dhe hartimin e politikave arsimore, të cilat do të çojnë në përmirësimin e rezultateve në sistemin arsimor në Kosovë, konkretisht testit PISA.
Ministrja Nagavci tha se, janë disa veprime të cilat janë ndërmarrë viteve të fundit, duke filluar nga kompletimi i legjislacionit për fëmijërinë e hershme, finalizimi i Kurrikulës, përmirësimi dhe zgjerimi i infrastrukturës fizike për përfshirjen e fëmijëve në kopshte, përmirësimi i cilësisë së teksteve mësimore, përgatitja dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve dhe aktivitete të tjera të rëndësishme të cilat synim të vetëm kanë ngritjen e cilësisë.
Ndër të tjera, pikë e rëndësishme e diskutimit në këtë takim ishin edhe gjetjet nga hulumtime dhe raporte të ndryshme të institucioneve të cilat monitorojnë zbatimin e politikave arsimore, propozimet dhe idetë për adresimin e problemeve kryesore sa i përket legjislacionit, teksteve mësimore, vlerësimit të nxënësve dhe matjes së performancës së mësimdhënësve.
Andaj, në javët dhe muajt në vijim do të intensifikohet angazhimi me qëllimin e vetëm, përmirësimin e rezultateve në arsim.
Last modified: 29 Shkurt, 2024