MASHT

U MBAJT TAKIMI I PARË I KOMITETIT KËSHILLDHËNËS PËR EDUKIMIN NË FËMIJËRINË E HERSHME

16 Shkurt, 2022

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna hapi takimin e parë të Komitetit Këshilldhënës për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme (KKEFH). Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi dhe koordinimi i angazhimeve të institucioneve e organizatave kyçe që punojnë në këtë nivel edukimi.

Zëvendësministrja Maloku Bërdyna theksoi se ky Komitet ka rol esencial në krijimin e sinergjisë së punës së hisedarëve kryesorë. Ajo tha se Edukimi në Fëmijërinë e Hershme po kalon një momentum të veçantë të zhvillimit duke qenë se rritja e përfshirjes së fëmijëve parashkollorë, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe ofrimi i mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët në këtë nivel është prioritet për politikat e MAShTI.

KKEFH është krijuar me vendim të Ministres Arbërie Nagavci për të ofruar një forum gjithëpërfshirës e ndërsektorial të Edukimit në Fëmijërinë e Hershme. Ky komitet përbëhet nga anëtarë të deleguar institucionesh e organizatash vendore dhe ndërkombëtare që punojnë në fushën e edukimit, mbrojtjes së fëmijëve, shëndetësisë dhe mirëqenies. Ai është trup këshilldhënës për MAShTI dhe kryesohet nga Zëvendësministrja Edona Maloku Bërdyna.

Last modified: 17 Maj, 2022

Comments are closed.