MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PRITI NË TAKIM TË NGARKUARIN E RI ME PUNË NË AMBASADËN E JAPONISË NË KOSOVË

16 Shkurt, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci priti në takim të ngarkuarin e ri me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Ministrja Nagavci uroi z.Yamanaka për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për sistemin arsimit në Kosovë, veçanërisht për mbështetjen e studentëve përmes bursave për studim.

Ministrja Nagavci me këtë rast theksoi se, Japonia vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në arsim, ndërsa shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimitpër të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi në arsim mes Kosovës dhe Japonisë.

Ministrja Nagavci foli për gjendjen e përgjithshme në arsim dhe politikat e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e arsimit në të gjitha nivelet, si dhe në shkencë dhe inovacion.

Nga ana e tij, z.Yamanaka konfirmoi përkushtimin për nxitjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës dhe u zotua se Japonia do të vazhdoj mbështetjen e saj në arsim edhe përmes projekteve tjera.

Last modified: 17 Maj, 2022

Comments are closed.