MASHT

Themelohet Unioni i Studentëve të Republikës së Kosovës – USRK

5 Nëntor, 2015

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hartuar dhe miratuar bazën ligjore për themelimin dhe funksionalizimin e Unionit të Studentëve të Republikës së Kosovës – USRK. Themelimi dhe funksionalizimi i USRK mbështetet përmes projektit të TEMPUS të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetja për Ndërkombëtarizimin e Sistemit të Arsimit të Lartë të Kosovës përmes krijimit të Unionit të Studentëve të Kosovës – SIHEKSU”, i cili zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, universitetet në Kosovë dhe disa universitete evropiane. 

USRK do të ketë statusin e entitetit publik, i cili do të funksionalizohet deri në fund të vitit 2015 me konstituimin e Asamblesë së Përgjithshme të USRK dhe organeve drejtuese. Të gjithë studentët e regjistruar dhe që vijojnë studimet në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës do të mund të jenë anëtarë të USRK.

Themelimi dhe funksionalizimi i USRK paraqet hap të rëndësishëm për arsimin e lartë, përkatësisht për institucionalizimin e rolit të studentëve dhe Ministria në bashkëpunim me organet e zgjedhura të USRK dhe partnerët zhvillimor do të mbështesë konsolidimin e qëndrueshëm të USRK, anëtarësimin e tij në mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë Unionin e Studentëve të Europës. 

Në vegzën e mëposhtme mund të gjeni Udhëzimin Administrativ Nr. 16/2015 për themelimin dhe funksionalizmin e Unionit të Studentëve të Republikës së Kosovës – USRK.

http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/11/ua-nr-16-2015-per-themelimin-dhe-funksionalizimin-e-unionit-te-studenteve-4026.pdf

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.