MASHT

Ministri Bajrami vizitoi nxënësit e lënduar në aksidentin në shkollën “Dardania” në Pejë

6 Nëntor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pranuar me shqetësim të thellë lajmin për ngjarjen që ka ndodhur sot në shkollën “Dardania” në Pejë, ku pesë nxënës janë lënduar nga shpërthimi i gypave të ngrohjes gjatë orarit mësimor, në ambientet e shkollës.

Gjatë ditës, ministri Bajrami i ka vizituar dy nxënësit, të cilët kanë marrë lëndime më të rënda nga ky aksident dhe janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ministri Bajrami ka biseduar me mjekët dhe familjarët për gjendjen e nxënësve dhe ka uruar shërim sa më të shpejtë për ta.

Me të marrë këtë lajm, edhe inspektorët e arsimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të siguruar informacionin se si ka ardhur deri te ky shpërthim, ku për pasojë ka pasur disa nxënës të lënduar.

MAShT do të qëndrojë pranë nxënësve të lënduar dhe familjarëve të tyre dhe do të kërkojë nga drejtoritë komunale për arsim që të marrin masa të sigurisë që ngjarjet e tilla të mos përsëriten.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.