MASHT

Telegram Urimi

22 Nëntor, 2014

Me rastin e 106 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë ngjarje të madhe të historisë sonë kombëtare

Në urim thuhet:

Kongresi i Manastirit zë vend të rëndësishëm në historinë tonë kombëtare. Data 14 nëntor 1908 shënon ditën kur u mblodhën dijetarët shqiptarë për t’u përcaktuar vetëm për një alfabet të gjuhës shqipe. E data 22 shënon edhe fundin e përpjekjeve, nga e cila lindi Alfabeti për të gjithë shqiptarët, të cilët deri në këtë kohë zhvillonin veprimtarinë në disa alfabete.

Për çdo komb, alfabeti ka rëndësi të madhe për civilizimin, zhvillimin e letërsisë dhe shkencës në përgjithësi.

Prandaj, do t’i gëzohemi gjithmonë kësaj dite që shënon një ngjarje të veqantë, një ngjarje ndër më të mëdhatë e historisë tonë kombëtare.

Është e vështirë të mendohet se si do të ishte zhvilluar kombi shqiptar nëse nuk do të ndodhte kjo ngjarje e madhe në qytetin e Manastirit, në shtëpinë e familjen atdhetare Qiriazi, ku dijetarët shqiptarë sollën në jetë një alfabet të vetëm për shqiptarët.

Për këtë ditë, uroj të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë ata.

Uroj që alfabetin ta përdorim edhe më shumë, në drejtim hulumtimit e të shkencës, në drejtim të zhvillimit të vendit tonë.

Alfabeti dhe gjuha shqipe jetofshin përgjithmonë!

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.