MASHT

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

27 Janar, 2024

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për shkuarjen në amshim të kolegut e bashkëpunëtorit tonë, Fehmi Krasniqi.

Kontributi i tij në arsim ishte shumëdimensional. Do të mbahet mend si mësimdhënës që me përkushtim arsimoi breza të tërë. Më pas, si punëtor shumëvjeçar në MAShTI, Krasniqi dha kontribut të madh dhe shpesh u priu proceseve të rëndësishme për zhvillimin e arsimit në Kosovë.

Jeta e tij ishte e lidhur me arsimin deri në frymën e fundit. Prandaj, do ta kujtojmë gjithmonë si njeriun e urtë, kolegun dhe mikun e mirë që u bë një me arsimin, i bindur se vetëm me arsim cilësor Kosova do të ecte përpara.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën!

Pushofsh në paqen e përjetësisë, Fehmi Krasniqi!

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Last modified: 29 Shkurt, 2024

Comments are closed.