MASHT

STUDENTËT NGA KOSOVA PËR HERË TË PARË MUND TË APLIKOJNË NË PROGRAMIN E BURSAVE JAPONI/BANKA BOTËRORE

19 Janar, 2022

Programi i Përbashkët i Bursave Japoni/Banka Botërore, këtë vit, për herë të parë e ka vënë Kosovën në listën e vendeve të pranueshme për aplikim në këtë program, duke iu dhënë kështu mundësi aplikimi edhe studentëve nga Kosova.

Programi ofron financim për studime master në fusha të ndryshme, ndërsa për vitin 2022 procesi i aplikimit për shtetasit e vendeve në zhvillim organizohet në dy raunde:

1. Mundësia e parë e aplikimeve është e hapur nga data 17 janar deri më 28 shkurt 2022. (Aplikimet do të dorëzohen nga kandidatët e pranuar në 6 programe pjesëmarrëse).

2. Mundësia e dytë e aplikimeve do të hapet nga data 29 mars deri më 27 maj 2022. (Aplikimet do të dorëzohen nga kandidatët e pranuar në 20 programe pjesëmarrëse.

Të interesuarit mund të gjejnë më shumë informata në dokumentin e bashkëngjitur!

Last modified: 17 Maj, 2022

Comments are closed.