MASHT

Reagim

2 Dhjetor, 2015

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) shpreh reagimin e saj të fuqishëm ndaj kërcënimeve që janë bërë dje ndaj dy inspektorëve të arsimit, B. Halimi Zagragja dhe S. Sadriu, në vendin e tyre të punës.

Është e papranueshme që të kërcënohet kushdo për punën e tij, aq më parë kur kjo bëhet nga një mësimdhënës, misioni i të cilit është edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj.

Kërcënimi vjen në kohën kur Inspektorati i Arsimit po fuqizohet në funksion të rritjes së rregullit dhe cilësisë në sistemin tonë arsimor.

Ministria e Arsimit kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin masa përkatëse ndaj kërcënuesit, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.