MASHT

Ministri Bajrami bëri homazhe në Llaushë e Prekaz

28 Nëntor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka vizituar sot shkollën fillore “Halit Geci” në Llaushë, ku bëri homazhe për mësuesin, emrin e të cilit e mban shkolla, në varrimin e të cilit, më 28 nëntor 1997, kishte dalë në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. 

Më pas, ministri Bajrami ka vazhduar për në Prekaz, ku ka bërë homazhe te varrezat e Jasharajve, ndërsa më pas është pritur në Kullë nga përfaqësuesi i kësaj familje, z. Rifat Jashari.

Ministri Bajrami ka vënë në theks të bisedës me z. Jasharin, sakrificën sublime të kësaj familje, por edhe të gjithë dëshmorëve e martirëve për lirinë e Kosovës.

Ndërsa, z. Jashari ka uruar të gjithë shqiptarët për festat e nëntorit, me shpresën se për shtetin tonë do të vijnë ditë edhe më të mira.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.