MASHT

R E A G I M

22 Shtator, 2011

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) reagon ndaj spekulimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për gjoja shkeljen e Ligjit për Botimin e Teksteve Shkollore, Mjeteve mësimore, Lektyrës Shkollore dhe Dokumentacionit Pedagogjik.

Për hir të korrektësisë me opinionin publik sqarojmë se: 

  1. Tekstet shkollore janë botuar në vijimësi sipas Ligjit për Botimin e Teksteve Shkollore, Mjeteve mësimore, Lektyrës Shkollore dhe Dokumentacionit Pedagogjik;
  2. MASHT-i ka lejuar për botim të shumtën e herës më shumë se një tekst mësimor për një lëndë mësimore, por për shkaqe të vështirësive administrative dhe kostos, nuk mund të jepen falas të gjitha librat alternative që janë botuar;
  3. Një Komision i veçantë i MASHT-it ka përzgjedhur librat më më shumë recensione pozitive nga dy shtëpitë botuese dhe i ka autorizuar ato t’i shpërndajnë  nëpër shkolla. Megjithatë, Libri i Leximit 6 është shpërndarë nga Libri Shkollor, edhe pse është botim i ALBAS-it. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se mësuesve, udhëheqësve të shkollave dhe prindërve u është ndaluar që të punojnë edhe me tekstet alternative, të lejuara nga MASHT-i.
  4. Kthimi i teksteve të padëmtuara në shkollë rregullohet me Udhëzimin Administrativ 34/2008 “Furnizimi me tekste shkollore falas, përdorimi dhe ruajtja e tyre”. Neni 7, pika 1 e këtij UA thotë: “Nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore”, ndërsa pika 2 thotë: “Nxënësit në fund të vitit mësimor i kthejnë në shkollë tekstet në gjendje të rregullt”.
  5. Për çdo vit, MASHT-i kërkon leje nga Agjencioni i Prokurimit Publik (APP) për aprovimin e procedurave të negociuara, pa publikim të njoftimit për kontratë, për negocimin e çmimeve prej atyre që janë në treg, për blerjen e librave nga dy kompanitë fituese, tekstet e të cilave janë zgjedhur sipas vlerësimit të recensentëve të dorëshkrimeve të tyre.

Ndërsa, sa i përket vitit 2007 që cek LDK, (kohë kur ka filluar shpërndarja e librave shkollor falas për kategori të caktuara) rikujtojmë edhe njëherë se në atë kohë në pushtet ka qenë vetë LDK-ja, që ka udhëhequr edhe me MASHT.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.