MASHT

NXËNËSVE TË SHKOLLËS FILLORE NË BARDHOSH U DHUROHEN PAJISJE TEKNOLOGJIKE

31 Gusht, 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve teknologjike në shkollën “Andon Zako Çajupi”, në Bardhosh të Prishtinës.

Ky donacion nga organizata “Konvoi der Hoffnung”, e përkrahur edhe nga organizatat EcoKosWomen, Rotary Gjilan dhe Rotary Club International Prishtinë, përfshinë: 8 ipad, 7 laptop, 5 kompjuterë dhe një printer, pajisje këto të cilat do t’iu dhurohen nxënësve.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka falënderuar donatorët që po iu dalin në ndihmë nxënësve tanë për të realizuar procesin mësimor online në rast nevoje, meqë situata pandemike edhe më tutje po vazhdon të jetë e vështirësuar.

Ministrja theksoi se pandemia e ka dëshmuar, se digjitalizmi i mësimdhënies dhe mësimnxënies është domosdoshmëri.

Nagavci po ashtu tha se, synimi i Ministrisë është që shkollat ti mbajë të hapura me prezencë fizike, duke i respektuar masat anti covid.

Donacioni në tërësi përfshin 159 pajisje të ndryshme (laptop, kompjuterë, ipad dhe printerë),të cilat do t’iu dhurohen 6 shkollave të ndryshme të Kosovës, të cilat i janë përgjigjur më së shpejti thirrjes për ofrimin e informatave për numrin e nxënësve.

Organizata “Konvoi der Hoffnung” është donatorë kryesor i projektit, e përkrahur edhe nga organizatat: EcoKosWomen, Rotary Gjilan dhe Rotary Club International Prishtinë.

Shkolla “Andon Zako Çajupi” është njëra nga gjashtë shkollat në Kosovë që kanë përfituar pajisje teknologjike nga ky projekt.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.