Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka vizituar sot pjesëmarrësit e Seminarit të 39-të për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, me të cilët ka bashkëbiseduar rreth ecurisë së Seminarit dhe kontributit që është dhënë për shkencën e albanologjisë nga studiuesit pjesëmarrës.
Ministrja Nagavci me këtë rast tha se, secili studim që prezantohet në këtë ngjarje të madhe kombëtare do të ndihmojë në kërkime të mëtutjeshme dhe avancimin e studimeve në fushën e albanologjisë.
Ndër të tjera, Nagavci tha se, angazhimi në Seminar do të krijojë ura lidhëse ndërmjet shteteve pjesëmarrëse.
Seminari organizohet nga Fakulteti i Filologjisë i UP-së në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë të Universitet të Tiranës. Seminari organizohet që nga viti 1974. Qëllimi primar i organizimit fillimisht ishte ofrimi i ndihmës për studentët dhe studiuesit e huaj që interesohen për gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare si dhe për albanologjinë.
MASHTI e ka mbështetur këtë ngjarje të madhe të albanologjisë dhe sipas kërkesës së organizatorit ka bërë akomodimin e 100 seminaristëve në Qendrën e Studentëve.
Last modified: 7 Qershor, 2022