MASHT

NESËR ORA E PARË E MËSIMIT I KUSHTOHET AFTËSISË SË KUFIZUAR

1 Dhjetor, 2022

Për nderë të shënimit të 3 Dhjetorit-Ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë vendim që, nesër, (e premte), 2 dhjetor 2022, në orën e parë të mësimit të gjithë edukatorët/mësimdhënësit/arsimtarët/profesorët, e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore, të shtjellojnë temën Aftësia e Kufizuar.

MAShTI i ka njoftuar me kohë Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe institucionet arsimore për këtë orë mësimi, e cila ka për qëllim vetëdijësimin e nxënësve në shkollat e Kosovës për Aftësinë e Kufizuar dhe ndërgjegjësimin mbi të drejtat e tyre. 

MAShTI gjithashtu bën të ditur se edukatorët/mësimdhënësit mund të përdorin udhëzuesin e hartuar nga grupi punues i Ministrisë së Arsimit, i cili është publikuar në ueb sajtin zyrtarë të MAShTI.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës vitin 2022 e ka shpallur Vit të Aftësisë së Kufizuar.

https://masht.rks-gov.net/category/divizioni-i-arsimit-gjitheperfshires/

Last modified: 1 Dhjetor, 2022

Comments are closed.