MASHT

Ministrja Nagavci vizitoi Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

20 Prill, 2024

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavaci, anëtarë të tjerë të Kabinetit dhe zyrtarë të MAShTI kanë vizituar sot Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, me ç’rast janë pritur nga rektori i Universitetit, Drilon Bunjaku dhe Këshilli Drejtues i Universitetit.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka theksuar se, ky takim realizohet në vazhdën e vizitave në universitetet publike të Kosovës, për të bashkëbiseduar për ecurinë e proceseve, punët dhe sfidat me të cilat ballafaqohen, por mbi të gjitha për t’i dëgjuar rekomandimet apo propozimet e tyre, të cilat shërbejnë në hartimin e politikave arsimore.

Ministrja Nagavci ka thënë se, MAShTI është duke mbështetur financiarisht projektet hulumtuese përmes thirrjeve të bëra publike, për çka edhe i ka ftuar profesorët dhe studentët që të bëhen pjesë e këtyre projekteve.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka thënë se, MAShTI është duke punuar shumë edhe sa i përket rregullimit të infrastrukturës fizike, me qëllimin për të krijuar kushte sa më të mira për studentët, duke shtuar se, në fokus të punës së MAShTI është edhe përmirësimi i infrastrukturës ligjore, përmes së cilës synohet ngritja e performancës, llogaridhënies dhe pavarësimi i plotë i institucioneve të arsimit të lartë.

Rektori, Drilon Bunjaku ka folur për aktivitetet, arritjet dhe mundësitë për të ardhmen, ndërsa ka falënderuar ministren Nagavci për mbështetjen e ofruar. Bunjaku ka veçuar me këtë rast rritjen e kuotës për 24 vende të lira në Fakultetin e Mjekësisë dhe rritjen e buxhetit të subvencioneve dhe transfereve, të cilat janë alokuar për publikime shkencore dhe projekte hulumtuese.

Last modified: 25 Prill, 2024

Comments are closed.