MASHT

MINISTRJA NAGAVCI VIZITOI SOS FSHATRAT E FËMIJËVE

30 Dhjetor, 2022

Në prag të Vitit të Ri, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar SOS Fshatrat e Fëmijëve, ku ka ndarë çaste me fëmijët e qendrës në Prishtinë dhe u ka dhuruar atyre libra.

Me këtë rast, ministrja ka zhvilluar një takim edhe me drejtoreshën nacionale të SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, Nezahat Salihu, me të cilën ka biseduar për punën që po bëhet në këtë qendër dhe nevojat që kanë ata, veçanërisht sa i përket fëmijëve që janë të kyçur në arsim.

Ministrja Nagavci shprehu gatishmërinë e MAShTI-t për të mbështetur SOS Fshatrat që të tejkalojnë vështirësitë me të cilën ballafaqohen gjatë punës së tyre, ndërsa falënderoi stafin për angazhimin e tyre në sigurimin e mirëqenies për fëmijët të cilët po rriten, edukohen dhe po përgatiten për të qenë të aftë për të vazhduar jetën jashtë SOS Fshatrave.

Ndërkaq, drejtoresha Salihu e falënderoi ministren për vizitën dhe theksoi nevojën për mbështetje institucionale që ka kjo qendër, ku aktualisht jetojnë 36 fëmijë pa përkujdesje prindërore dhe 13 që janë gjysëm të pavarur.

Last modified: 30 Dhjetor, 2022

Comments are closed.