MASHT

MINISTRJA NAGAVCI U TAKUA NË BRUKSEL ME DREJTUES TË EQAR DHE ENQA

20 Qershor, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Bruksel, me ç’rast është pritur në takim nga presidenti i Regjistrit Evropian për Sigurim e Cilësisë në arsimin e lartë (EQAR), Karl Dittrich, drejtoresha e EQAR, Magalie Soenen, si dhe drejtoresha e Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), Ana Gover.

Në këto takime pati diskutime konstruktive rreth zhvillimit, standardeve dhe udhëzimeve të cilësisë, si dhe bashkëpunimit në arsimin e lartë.

Ministrja Nagavci ka prezantuar progresin e mirë që ka bërë Kosova, sa i përket sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, me theks të veçantë Ligjin e ri të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Ndër të tjera, ministrja ka konfirmuar se ka një kohezion nacional për cilësinë në arsimin e lartë, ndërsa ka mirëpritur inkurajimin që të vazhdohet me të njëjtin ritëm të progresit, deri në anëtarësimin e plotë të AKA në EQAR.

Në këtë vizitë, ministrja Nagavci është duke u shoqëruar nga kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola, kryetarja e KShC-së, Hasnije Ilazi, drejtori i AKA, Naim Gashi dhe përfaqësues të Heras Plus.

Last modified: 20 Qershor, 2023

Comments are closed.