MASHT

MINISTRJA NAGAVCI U PRIT NË TAKIM NGA REKTORI I UNIVERSITETIT TË PEJËS

15 Shkurt, 2024

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe anëtarë të tjerë të Kabinetit janë pritur në takim nga rektori i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Armand Krasniqi dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit, me ç’rast kanë diskutuar për bashkëpunimin, politikat dhe adresimin e çështjeve të rëndësishme, përmes të cilave synohet arritja e plotë e performancës dhe llogaridhënies së institucioneve të arsimit të lartë.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, në kuadër të politikave të cilat miratohen nga Ministria, në vazhdimësi ofrohet mbështetje për universitetet tona, për çdo iniciativë apo projekt, të cilat janë me interes për studentët dhe stafin akademik.

Ministrja Nagavci foli edhe për përkushtimin e Ministrisë së Arsimit në kompletimin e infrastrukturës ligjore, e cila është e domosdoshme për rregullimin e proceseve të rëndësishme sa i përket avancimit të arsimit të lartë dhe shkencës.

Rektori i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Armand Krasniqi tha se prezenca e ministres Nagavci në këtë institucion është motivuese dhe shtytëse në përmbushtjen e detyrave dhe përgjegjësive të cilat ka universiteti.

Ai e njoftoi ministren me arritjet kryesore të Universitetit “Haxhi Zeka”, duke përfshirë zhvillimet akademike, kërkimore dhe infrastrukturore.

Last modified: 29 Shkurt, 2024

Comments are closed.