MASHT

Ministrja Nagavci po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel

16 Shkurt, 2024

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, me ftesë të presidencës belge të Këshillit të BE-së po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, ku bashkë me kryetaren e Këshillit Shetëror të Shkencës, Myzafere Limani morën pjesë në Dialogun shumëpalësh ndërministror mbi parimet dhe vlerat për bashkëpunim ndërkombëtar në kërkim dhe inovacion.

Ministrja Nagavci vlerësoi Presidencën e Këshillit të BE-së për punën e bërë në adresimin e kësaj çështje, ndërsa bëri të ditur se Kosova është e përkushtuar në kompletimin e bazës ligjore e cila siguron llogaridhënie dhe përmirësim të cilësisë në arsimin e lartë, avancim të bazuar në performancë dhe mekanizma të fortë për integritetin akademik, me fokus të veçantë në shkencë dhe inovacion.

Ministrja Nagavci tha se pjesëmarrja në këtë tryezë është vërtetë një privilegj, po aq edhe e drejtë, duke qenë se diskutimi është i fokusuar në vlerat dhe parimet e përbashkëta në kërkim dhe inovacion dhe gjithashtu një shans i madh për t’u njohur me politikëbërës të së njëjtës fushë, nga të gjitha kontinentet.

Ndër të tjera Nagavci tha se, si pjesë e kësaj nisme të Dialogut shumëpalësh, do të ketë seminare mbi lirinë e kërkimit akademik, etikën dhe integritetin, barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen, dhe më e rëndësishmja, partneritetet të barabartë me vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Ministrja Nagavci gjithashtu ka folur edhe për veprimet të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në fuqizimin e Agjencisë e Kosovës për Akreditim, duke miratuar një ligj që garanton pavarësinë institucionale dhe financiare të kësaj Agjencie, e cila tani është anëtare e asociuar e ENQA.

Ministrja Nagavci theks të veçantë i kushtoi edhe anëtarësimit me të drejta të plotë të Kosovës në Horizon Europe, i cili është programi kryesor financues i Bashkimit Evropian për kërkim dhe inovacion, lansimit të Sistemi Informativ të Kosovës për Kërkime Shkencore-KRIS, një platformë e hapur me të dhëna për kërkimin dhe inovacionin nga shkencëtarët kosovarë brenda dhe jashtë vendit, miratimit të Programit të ri Kombëtar të Shkencës 2023-2028.

Nagavci shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e aleatëve tanë evropianë dhe globalë, si BE, UNICEF, UNDP, Banka Botërore, USAID etj., duke thënë se mirëpret me padurim forcimin e bashkëpunimit në fushën e kërkimit dhe inovacionit.

Last modified: 29 Shkurt, 2024

Comments are closed.