MASHT

MINISTRJA NAGAVCI TAKOI PËRFAQËSUESIT E GRUPIT PËR BALLKAN

17 Mars, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim përfaqësuesit e Grupit për Ballkan të cilët kanë trajnuar rreth 200 të rinjë nga parti të ndryshme në Kosovës në disa fusha, përfshirë edhe fushën e politikave arsimore.

Ministrja Arbërie Nagavci ka falënderuar grupin e të rinjëve të cilët i takoi, duke thënë se në bashkëpunim me të gjitha palët, institucionet, partnerët dhe organizatat ndërkombëtare do të sigurohemi që procesi mësimor, por edhe puna në institucionet e arsimit të lartë të organizohet në mënyrën më të mirë.

Nagavci tha se punën tonë e kemi fokusuar në tri fusha bazike, si: planifikimi i legjislacionit dhe politikave arsimore, infrastruktura fizike dhe sigurimi i mbarëvajtjes së procesit mësimor nga niveli parashkollor deri në arsimin e lartë.

Ministrja Nagavci është përgjigjur edhe në pyetjet të cilat i parashtruan pjesëmarrësit në lidhje me aktivitetet dhe punën e Ministrisë, në rregullimin e çështjeve të ndryshme të cilat ndërlidhen me arsimimin e komuniteteve, kurrikulën dhe politikat arsimore në përgjithësi të cilat po i zbaton MAShTI për përmirësimin e cilësisë në sistemin arsimor.

Last modified: 17 Mars, 2023

Comments are closed.