MASHT

MINISTRET E ARSIMIT TË KOSOVËS DHE SHQIPËRISË VIZITUAN QYTETIN E ELBASANIT

20 Mars, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka qëndruar për vizitë zyrtare në qytetin e Elbasanit, me ftesë të ministres së Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi ku që të dyja bashkë kanë vizituar shkollën “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.

Të dy ministret kanë ndjekur nga afër zhvillimin e një ore mësimore në klasën e parë me Abetaren e Përbashkët Unike duke përdorur përmbajtjen e saj digjitale.

Ministrja Nagavci ka shprehur kënaqësinë e saj që tashmë të gjithë vogëlushët shqiptarë, në Kosovë dhe Shqipëri, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ndërtojnë kujtime të përbashkëta për librin e parë, me Abetaren e Përbashkët Unike.

Po ashtu, ministrja falënderoi të gjithë mësuesit shqiptarë që me përkushtim e dashuri punojnë me nxënësit e tyre të vegjël.

Gjatë vizitës në Elbasan, ministret Nagavci e Kushi ndoqën edhe programin artistik të përgatitur nga nxënësit e shkollës së muzikës “Onufri” të Elbasanit, me pjesëmarrjen e moshatarëve të tyre nga shkolla e muzikës “Tefta Tashko” e Mitrovicës.

Ministret e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, kanë vizituar edhe Muzeun e Shkollës Normale të Elbasanit dhe më pas edhe ekspozitën e pikturave të realizuara nga nxënësit në hollin e Teatrit “Skampa” si dhe u takuan me nxënës, mësues e artistë.

Last modified: 20 Mars, 2023

Comments are closed.