MASHT

Ministrja Nagavci takoi përfaqësuesit e Autoritetit të Konkurrencës

31 Gusht, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur sot në një takim përfaqësues të Autoritetit të Konkurrencës të kryesuar nga Kryetarja e këtij institucioni, znj. Neime Binaku Isufi.

Me këtë rast, kanë biseduar rreth procesit të shitjes së teksteve shkollore.

Ministrja Nagavci kërkoi që në kuadër të kompetencave, ky institucion të sigurohet që të mos ketë abuzim me çmimet e teksteve shkollore të cilat këtë vit do të blihen nga prindërit me mjetet që do të ndahen nga Qeveria.

Përfaqësuesit e Autoritetit të Konkurrencës e siguruan ministren Nagavci se do ta trajtojnë me shumë prioritet gjithë këtë proces.

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, do të monitorojë me kujdes të shtuar tregun, përkatësisht procesin e shitblerjes së teksteve shkollore, sipas kompetencave ligjore.

Në rast të evidentimit të ndonjë veprimi që bie ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti do ta vë në dijeni MASHT për procedurat e mëtutjeshme ligjore.

Last modified: 31 Gusht, 2023

Comments are closed.