MASHT

MINISTRJA NAGAVCI: ROLI ESENCIAL I MINISTRISË ËSHTË NDËRGJEGJËSIMI DHE EDUKIMI I SHËNDOSHË I FËMIJËVE

4 Tetor, 2021

04 Tetor 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në konferencën ku u prezantua raporti hulumtues “Adresimi i seksizmit, ngacmimit dhe ngacmimit seksual në Kosovë” të realizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet-Artpolis.

Ministrja Nagavci theksoi se, Ministria e Arsimit subjekt kryesor ka fyomijyot, nxyonyosit dhe studentyot, andaj roli esencial i këtij institucioni yoshtyo ndyorgjegjyosimi dhe edukimi i fëmijëve dhe tyo rinjve larg të gjitha formave të sjelljeve tyo dhunshme e abuzive.

Ministrja Nagavci tha se, Edukimi seksual e shëndeti riprodhues ka qenë ndër risitë që i ka sjellë kurrikula e re, për të gjitha klasat dhe nivelet e arsimit parauniversitar. 

Ndër të tjera, Nagavci u shpreh se, duke qenyo se hulumtimet flasin pyor prezencyon e gjuhyos seksiste, ngacmuese dhe tyo ngacmimeve seksuale, yoshtyo myose i domosdoshyom  edukimi seksual  i fyomijyove dhe tyo rinjve tanyo.

Ministrja bëri të ditur se, Edukimi seksual në shkolla është përcaktuar të realizohet përmes fushave kurrikulare: Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisi, dhe Edukata fizike dhe përmes programeve mësimore të lëndëve të këtyre fushave, në harmoni me mundësitë psiko-fizike të nxënësve.

Tinka Kurti, kryetare e Grupit të Grave Deputete tha se tashmë janë hapur rrugët për denoncim të dhunës dhe kjo gjë ka vëmendje serioze kudo në botë.

Anuela Ristani, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës për Marrëdhëniet me Jashtë vlerësoi se, është e thjeshtë të dallosh një situatë abuzive, por problemi qëndron në faktin se seksizmi fillon nga situatat ekstreme deri në situatat kur as vet nuk i dallojmë.

Konferenca do të shërbejë si një platformë për të paraqitur gjetjet preliminare dhe rekomandimet që dalin nga raporti hulumtues dhe do të pasohet nga diskutime në tre panele të veçanta për temat: reagimi institucional dhe shoqëror ndaj seksizmit, gratë në politikë dhe seksizmi në politikë, dhe seksizmi në kulturë dhe media.

Ndryshe, MASHTI ka iniciuar dhe bashkëhartuar (me Këshillin për Mbrojtje dhe Drejtësi për Fëmijët) Rregulloren për Protokollin për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës në Shkolla, e cila përcakton përgjegjësitë e institucioneve në nivel qendror dhe lokal për adresimin e kësaj problematike.

Krahas këtyre politikave janë zhvilluar materiale didaktike dhe realizuar nyo vazhdimyosi trajnime e sesione informuese nyo komuna dhe shkolla.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.