MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E RI TË HUNGARISË NË KOSOVË

10 Nëntor, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Béla Boszik.

Gjatë takimit, ministrja Nagavci dhe ambasadori Boszik diskutuan për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Hungarisë në arsim, në veçanti për mbështetjen e madhe që ka dhënë Hungaria për studentët nga Kosova përmes programit të bursave, si dhe mundësinë e nënshkrimit të një memorandumi të mirëkuptimit në të ardhmen, në kuadër të Programit të bursave.

Ministrja Nagavci ka uruar ambasadorin e ri dhe e ka falënderuar për krijimin e mundësive të shumta për studentët tanë që të studiojnë në universitetet hungareze.

Ministrja Nagavci dhe ambasadori Boszik shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në arsim. Ndër të tjera, Nagavci e vlerësoi të rëndësishëm bashkëpunimin Kosovë-Hungari në fushën e arsimit, me theks të veçantë në arsimin e lartë.

Ndërsa, ambasadori, Béla Boszik tha se Hungaria do të vazhdojë të mbështesë studentët nga Kosova, ndërsa theksoi faktin se, numri i aplikantëve kosovarë në Programin e bursave është disa herë më i lartë sesa kuota të cilen e përcakton Programi.

Last modified: 11 Nëntor, 2023

Comments are closed.