MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PREZANTOI PUNËT E REALIZUARA GJATË MUAJIT PRILL DHE ATO QË JANË NË PROCES

28 Prill, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka mbajtur konferencën e rregullt për media në të cilën ka prezantuar punët e realizuara gjatë muajit prill dhe ato të cilat janë në proces, me theks të veçantë lansimin e platformës së KRIS dhe draftin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028, të cilat kanë për qëllim krijimin e infrastrukturës dhe kapaciteteve të nevojshme për zhvillimin e shkencës në Kosovë, si parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit.

Nagavci me këtë rast ka ritheksuar se, Platfora e Sistemit Informativ të Kosovës për Kërkime Shkencore synon të sigurojë informacion të standardizuar kërkimor, të veprojë si një mekanizëm rregullator dhe njëkohësisht paraqet një hap kritik përpara në lehtësimin e përsosomërisë dhe inovacionit në kërkimin shkencor në Kosovë.

Sa i përket draftit të Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028, ministrja Nagavci ka thënë se PKSh është i orientuar në gjashtë objektiva të cilat synojnë të mbështesin zhvillimin e kapaciteteve shkencore institucionale, në gjashtw fusha prioritare si: shëndeti, shoqëria, burimet natyrore, bujqësia, marrëveshja e gjelbër dhe digjitalizimi.

Nagavci përmendi edhe miratimin 3 pikave të rëndësishme që lidhen me fushën e arsimit në Komisionin për Arsim, projektligjin për Tekste Shkollore, marrëveshjen e MAShTI me Ambasadën e Francës për bashkëfinancimin e bursave dhe koncept-dokumentin për sigurimin e qëndrueshmërisë dhe financimit të kolegjit IBCM në Mitrovicë.

Ministrja Nagavci po ashtu tha se, në vazhdën e politikave arsimore për promovimin e vajzave dhe grave në shkencë, është organizuar për herë të parë në Kosovë konferenca STEMinists, ndërsa foli edhe për procesin e rishikimit të teksteve dhe materialeve mësimore për klasat I-IX, Marrëveshjen e bashkëpunimit shkencor mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, thirrjen për mbështetjen e OJQ-ve që drejtojnë Qendrat Mësimore dhe Programin Fullbright Foreign Student Program për vitin akademik 2024-2025.

Last modified: 28 Prill, 2023

Comments are closed.