MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PO QËNDRON PËR VIZITË ZYRTARE NË KAZAKISTAN

15 Nëntor, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kazakistan, ku po merre pjesë në konferencën “Shpejtimi i digjitalizimit në Evropë dhe Azinë Qendrore: Partneriteteti mbi inovacionin dhe teknologjinë për fuqizimin ekonomik të grave”, e organizuar nga UN Women.

Ministja Nagavci me këtë rast ka falënderuar organizatorët e ngjarjes për ftesën që të jetë pjesë e këtij organizimi të gjerë, që i kushtohet rëndësisë së shkrim-leximit digjital në adresimin e ndarjes gjinore.

Ministrja Nagavci ka thënë se, derisa teknologjitë digjitale paraqesin mundësi fantastike për rritjen e rezultateve socio-ekonomike dhe politike për gratë dhe vajzat, ato paraqesin gjithashtu sfida të rëndësishme që kanë potencialin për të përsëritur modelet e pabarazive gjinore.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka folur edhe për nënpërfaqësimin e grave që studiojnë TIK dhe AI në universitet, përqindjen e ulët të punësimit të tyre në këto drejtime dhe politikat arsimore të cilat do ti kontribuonin rritjes së përfshirjes në grave dhe eliminimit të pabarazive gjinore në TIK dhe AI.

Nagavci gjithashtu ka folur për ndarjen e 3 milionë eurove për bursa, për vitin akademik 2023/2024, për pesë skema të veçanta, nga të cilat, një mijë bursa do t’iu jepen një mijë grave dhe vajzave që do të regjistrohen në fushat STEM, duke filluar nga ky vit akademik.

Në vazhdën e angazhimeve të Qeverisë së Kosovës, ministrja Nagavci ka përmendur mbështetjen për vajzat dhe gratë në fushat deficitare, në kuadër të së cilës është organizuar  konferenca e parë të madhe në Kosovë për gratë dhe vajzat në STEM, të quajtur STEMinists.

Në fund, ministrja Nagavci ka konfirmuar angazhimin e plotë për të integruar barazinë gjinore në të gjitha planet arsimore, buxhetet dhe politikat, për të avancuar pozitën e grave dhe vajzave në të gjitha fushat e STEM dhe për të rritur aftësitë e tyre të shkrim-leximit digjital, veçanërisht të rejat dhe vajzat nga zonat rurale.

Last modified: 15 Nëntor, 2023

Comments are closed.