MASHT

MINISTRJA NAGAVCI NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE “TEKNOLOGJITË E REJA PËR ARSIM DHE AFTËSIM PROFESIONAL TË MENÇUR“ NË SUEDI

15 Qershor, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë: “Teknologjitë e reja për Arsim dhe Aftësim Profesional të mençur“, e cila u mbajt në Uppsala të Suedisë.

Me këtë rast, ministrja Nagavci ka theksuar se zhvillimi i kompetencave të të rinjve dhe pajisja e tyre me shkathtësi të domosdoshme për të qenë të suksesshëm në zhvillimet e shpejta e të shumta në tregun e punës, është vendimtar në zhvillimin social dhe ekonomik të çdo vendi.

Në konferencë, ku u trajtuan temat me interes aktual si përdorimi i teknologjive të reja informative dhe shkathtësive të gjelbërta në AAP, ministrja Nagavci përmendi faktin se vitin e kaluar është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit me Asociacionin Evropian të Instituteve të Aftësimit Profesional dhe po vazhdohet me shkëmbime të tilla me vlerë.

Po ashtu, ministrja Nagavci tha se të rinjve tanë po u ofrojmë mundësi dhe kushte për zhvillim, ndërsa theksoi se jemi duke punuar shumë në arsimin dual, fuqizimin e shërbimeve të orientimit në karrierë, dhe në ristrukturimin e sistemit arsimor për t’u ofruar të rinjve një të ardhme më premtuese.

Last modified: 15 Qershor, 2023

Comments are closed.