MASHT

MINISTRJA NAGAVCI KA PRITUR NË TAKIM NËNKRYETARIN E FEDERATËS SË MËSUESVE TË ILLINOIS, DAN MONTGOMERY ME BASHKËPUNËTORË

7 Qershor, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim nënkryetarin e Federatës së Mësuesve të shtetit amerikan Illinois, Dan Montgomery me bashkëpunëtorë si dhe përfaqësues të SBASHK-ut.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka folur për veprimet e ndërmarra sa i përket përmirësimit të pozitës së mësimdhënësve, përmirësimin në infrastrukturën ligjore dhe fizike, të cilat do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë në arsim.

Me këtë rast, përmendi veprimet konkrete siç janë: zhvillimi profesional i mësimdhënësve, rritja e pagave me Ligjin e ri për paga, finalizimi i legjislacionit në lidhje me licensimin e mësimdhënësve.

Po ashtu i njoftoi për ruajtjen e normave për mësimdhënësit që u rrëzikoheshin vendet e punës si dhe ndarjen e buxhetit për mësimdhënësit në gjendje jo të mirë shëndetësore. 

Ndër të tjera, ministrja theksoi se rezultatet e nxënësve në Kosovë nuk janë të kënaqëshme andaj, duhet angazhim i të gjithëve në përmirësimin e tyre.

Nënkryetari e Federatës së Mësuesve të shtetit amerikan Illinois, Dan Montgomery tha se, mirëpret gatishmërinë e ministres Nagavci për të bashkëpunuar sa i përket përmirësimit të cilësisë në arsim, ndërsa e falënderoi për prezantimin e punëve të cilat janë ndërmarrë në këtë drejtim.

Last modified: 7 Qershor, 2023

Comments are closed.