MASHT

MINISTRJA NAGAVCI MORI PJESË NË TRYEZËN E PREZANTIMIT PËR DISKUTIM PUBLIK TË KURRIKULËS PËR ZHVILLIMIN NË FËMIJËRINË E HERSHME

9 Tetor, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në tryezën ku u prezantua për diskutim drafti i Kurrikulës për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, me ç’rast foli për rëndësinë e këtij dokumenti.

Ministrja Nagavci në fjalën e saj tha se, zhvillimi akademik, ashtu sikurse çdo sukses dhe rezultat në jetë është i ndikuar nga zhvillimi në fëmijërinë e hershme, andaj ky dokument i cili i ka kaluar të gjitha ekspertizat, duhet të jetë një dokument i përshtatshëm që garanton cilësi.

Ministrja tha se e konsideron privilegj që gjatë mandatit të saj është finalizuar ligji për EFH dhe shpreson se së shpejti do të finalizohet edhe Kurrikula, si një dokument i domosdoshëm dhe i rëndësishëm për fëmijët tanë.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci falënderoi grupin punues, ekspertët, partnerët vendor dhe ndërkombetarë dhe të gjitha palët e përfshira në hartimin e këtij dokumenti, për punën dhe kontributin në këtë proces.

Për rëndësinë e Kurrikulës së EFH dhe përpjekjet që ky dokument të jetë lehtë i zbatuesshëm edhe në praktikë, foli edhe eksperti ndërkombëtarë, Cristian Fabi, i cili ka qenë pjesë e procesit të hartimit të këtij dokumenti.

Pjesëmarrës në tryezën e diskutimit ishin profesorë nga fakultetet e edukimit, drejtorë të IP-ve nga 7 regjionet, edukatorë, përfaqësues të prindërve, inspektorë të arsimit dhe grupi punues i dokumentit.

Last modified: 9 Tetor, 2023

Comments are closed.