MASHT

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI PRITI SHEFIN E ZYRËS SË BANKËS BOTËRORE NË KOSOVË

20 Shkurt, 2020

20 Shkurt 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami priti në takim shefin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marko Mantovanelli. Gjatë këtij takimi u bisedua për mbështetjen që po i jep sektorit të arsimit Banka Botërore, në veçanti për projektin KESIP (Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë).

Ministrja Bajrami pranoi urimet për detyrën e re, ndërsa u informua nga shefi i BB për Kosovë më detajisht rreth projektit, i cili deri më tani ka pasur edhe sfida gjatë realizimit të qëllimeve.Ministrja e Arsimit falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë Kosovës në të gjithë sektorët, e veçanërisht sektorit të arsimit, ndërsa theksoi nevojën e përkrahjes së mëtutjeshme të këtij institucioni. Ajo shprehu gatishmërinë që Ministria të kryejë detyrat dhe obligimet e veta në kohën e duhur, në mënyrë që projekti KESIP të përmbyllet me sukses.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.