MASHT

MINISTRJA BAJRAMI PRITI SHEFIN E MISIONIT TË OSBE-SË NË KOSOVË

20 Shkurt, 2020

20 Shkurt 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti sot shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin bisedoi për gjendjen në arsim dhe prioritet për ta përmirësuar dhe zhvilluar sistemin arsimor në të gjitha nivelet.

Ambasadori Braathu e uroi ministren Bajrami për detyrën e re dhe theksoi se OSBE do të jetë gjithmonë në dispozicion për të ofruar mbështetje në realizimin e qëllimit për ngritje të cilësisë në arsim.Ministrja Bajrami falënderoi shefin e OSBE-së në Kosovë për punën që ka bërë nëpër vite kjo organizatë, ndërsa e informoi atë me programin e Qeverisë së Kosovës për sektorin e arsimit, për realizimin e të cilit është shumë e rëndësishme mbështetja e partnerëve zhvillimorë.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.