MASHT

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI PRITI AMBASADORIN E TURQISË NË KOSOVË, ÇAGRI SAKAR

16 Mars, 2020

16 Mars 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar

Znj. Bajrami dhe ambasadori Sakar fillimisht uruan që situata e krijuar për shkak të epidemisë së Koronavirusit të tejkalohet sa më shpejt. 

Bashkëbiseduesit diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e arsimit.

Ambasadori Sakar e uroi ministren Bajrami për detyrën e re, ndërsa konfirmoi se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë arsimin në Kosovë.

Ministrja Bajrami falënderoi Ambasadorin Sakar për gjithë ndihmën që ka dhënë vendi i tij për Kosovën, veçanërisht në sektorin e arsimit. Ajo shpalosi disa nga prioritetet që ka MAShTI  për ta përmirësuar gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit dhe tha se mbështetja e Turqisë në realizimin e këtyre objektivave është  e mirëseardhur.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.