MASHT

MINISTRJA BAJRAMI PRITI DREJTUESEN E MISIONIT TË IOM-IT PËR KOSOVË, ANNA ROSTOCKA

13 Mars, 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim drejtuesen e misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Migrim (IOM), Anna Rostocka.

Ministrja Bajrami e falenderoi drejtuesen e IOM-it për punën e madhe që ka bërë kjo organizatë në vendin tonë, ndërsa e informoi atë për gjendjen në arsim, si dhe për planet për ta përmirësuar sistemin arsimor, tani kur arsimi është prioritet i Qeverisë së Kosovës.Në anën tjetër, drejtuesja e IOM-it për Kosovë, Anna Rostocka e informoi ministren Bajrami për punën që ka bërë kjo organizatë në zhvillimin e programeve në fushën e arsimit dhe mbështetjen që ua ka ofruar institucioneve arsimore.Në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në vazhdim, duke përfshirë edhe reintegrimin e fëmijëve të riatdhesuar në sistemin arsimor, por edhe zgjerimin me programe të reja.  

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.