16 Mars 2020
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar
Znj. Bajrami dhe ambasadori Sakar fillimisht uruan që situata e krijuar për shkak të epidemisë së Koronavirusit të tejkalohet sa më shpejt.
Bashkëbiseduesit diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e arsimit.
Ambasadori Sakar e uroi ministren Bajrami për detyrën e re, ndërsa konfirmoi se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë arsimin në Kosovë.
Ministrja Bajrami falënderoi Ambasadorin Sakar për gjithë ndihmën që ka dhënë vendi i tij për Kosovën, veçanërisht në sektorin e arsimit. Ajo shpalosi disa nga prioritetet që ka MAShTI për ta përmirësuar gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit dhe tha se mbështetja e Turqisë në realizimin e këtyre objektivave është e mirëseardhur.
Last modified: 8 Qershor, 2022