MASHT

MINISTRJA BAJRAMI PRITI SHEFEN E DEPARTAMENTIT PËR BASHKËPUNIM EKONOMIK NË AMBASADËN GJERMANE, ANJA BECCKY

26 Shkurt, 2020

26 Shkurt 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti shefen e Departamentit për Bashkëpunim Ekonomik në Ambasadën Gjermane, Anja Beccky, përfaqësuesit së bashku me përfaqësuesit e GIZ-it dhe të KFW-së , me të cilët bisedoi rreth mbështetjes së deritashme të Gjermanisë në Kosovë në sektorin e arsimit.

Zonja Beccky i uroi ministres Bajrami detyrën e re, njëherësh shprehu gatishmërinë e Ambasadës  Gjermane që të vazhdojë bashkëpunimin edhe në të ardhmen për të mirën e arsimit në Kosovë.Ministrja Bajrami i falënderoi përfaqësuesit e Ambasadës së Gjermanisë dhe të GIZ-it për kontributin  e dhënë në zhvillimi e arsimit në Kosovë me projekte të ndryshme, njëherësh tha se është më se e nevojshme që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje, në  mënyrë që të arrijmë synimet tona për të pasur një arsim cilësor.Më tej, ministrja Bajrami tha se, MAShTI-i do të angazhohet maksimalisht që të implementohen  me sukses programet e deritashme dhe programet e reja të mundshme, duke e cilësuar Gjermaninë si një ndër partnerët më të rëndësishëm të zhvillimit të arsimit në Kosovë.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.